Kurti pas aksidentit në Badoc: Lus qytetarët të kenë kujdes në komunikacion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit të rëndë në Badoc, ku tre të rinj humbën jetën. Në një mesazh ngushëllimi për familjet e viktimave, Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë ngasjes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas aksidentit tragjik të së shtunës, ku humbën jetën tre të rinj në Liqenin e Badocit.

Në një postim në Facebook, Kurti shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave, duke theksuar rëndësinë e kujdesit gjatë ngasjes dhe respektimit të rregullave të trafikut.

“Vdekje tragjike e tre të rinjve mbrëmë rreth mesnatës. Ngushëllime të sinqerta familjeve, shokëve dhe shoqeve të tyre. Në këtë kohë të rëndë ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me ta”, ka shkruar Kurti, duke u bërë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm dhe të shmangin tejkalimin e shpejtësisë.

“I lus qytetarët që të kenë kujdes e t’i respektojnë rregullat e komunikacionit si dhe të dekurajojnë të gjithë ata që praktikojnë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar apo afirmojnë vozitjen tepër të shpejtë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Për vdekjen e tre personave kanë reaguar edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika