Kurti pas deklaratës së O’Brienit: Kosova s’ka aleate më të rëndësishme se SHBA-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk ka aleate dhe mike më të rëndësishme se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ka komentuar deklaratën e ndihmës-sekretarit të Shtetit, James O’Brien, i cili ka thënë se nuk do ta trajtojnë Qeverinë e Kosovës si partnere nëse nuk trajtohen njëjtë, duke i bërë thirrje ta tërheqin vendimin për dinarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk ka aleate dhe mike më të rëndësishme se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu tha ai duke komentuar deklaratën e ndihmëssekretarit të Shtetit, James O’Brien, i cili ka thënë se nuk do ta trajtojnë Qeverinë e Kosovës si partnere nëse nuk trajtohen njëjtë, duke i bërë thirrje ta tërheqin vendimin për dinarin.

“Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat edhe mik më të rëndësishëm se SHBA-në. Kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj si kryeministër i Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar një plan 10-pikësh për zbatimin e rregullores së saj. Ne jemi një Republikë demokratike. Qeveria nuk u mbivendoset institucioneve të pavarura, siç është BQK-ja”, ka thënë Kurti nga Prizreni, të mërkurën e 14 shkurtit.

Kreu i ekzekutivit ka potencuar se nuk ka masa ndëshkuese për zbatimin e Rregullores së re të BQK-së, pasi duan të ecin përpara pa incidente, shkruan EO.

“Në mesin e këtyre 10 pikave si plan pune për zbatimin e Rregullores, BQK-ja nuk ka paraparë asnjë masë ndëshkuese, pra pa ndëshkim dhe pa incidente duam të ecim përpara. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria janë prioritet i yni, por njëkohësisht ne kujdesemi edhe për paqe e siguri, kujdesemi edhe për mirëqenien e qytetarëve serbë”.

“Unë jam kryeministër që nuk dëshiron që qytetarët të kenë më pak para, por të kenë më shumë para. BQK-ja ia ka dërguar një letër Bakës Popullore të Serbisë, shpresojmë që ata të përgjigjen. Nuk është ndaluar dinari në Kosovë, bëhet fjalë vetëm për dinarin si mjet pagese, jo për dinarin që mund ta kenë qytetarët. Nuk dëshirojmë që të ndëshkojmë askënd, me kurrfarë masash, mirëpo ta bëjmë këtë tranzicion ashtu që të legalizohet e formalizohet çdo transaksion financiar. Në katër komunat ekzistojnë katër dega të bankave komerciale, 15 institucione financiare jobankare. Shkëmbimi është kollaj i mundshëm”, ka shtuar Kurti.

Sipas tij, këtë Rregullore nuk e shohin si problem qytetarët serbë, por Beogradi zyrtar.

“Nuk besoj që qytetarët serbë këtë e shohin si problem, por natyrisht Beogradi zyrtar që nuk na e pranon as pavarësinë e as krimet e kryera para 25 vjetëve në Kosovë që morën përmasa të gjenocidit, është ai që sjell këso alarmimesh paraapokaliptike. Do t’i japim kohë tranzicionit. Si për BQK-në, si për shtetndërtimin tonë demokratik, si për sistemin tonë financiar, ne i jemi falënderues SHBA-së që kanë kontribuuar përgjatë këtyre 25 vjetëve të Kosovës së çliruar”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika