Kurti pas humbjes së Kosovës në “Fadil Vokrri”: Mundemi më shumë se kaq

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier, kanë qenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, në të cilën luajti Kosova me Bjellorusinë, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier, kanë qenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, në të cilën luajti Kosova me Bjellorusinë, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024.

Kosova ka përfunduar eliminatoret për Kampionatin Evropian, i cili do të zhvillohet në Gjermani.

Dardanët kanë pësuar humbje si vendas në ndeshjen kundër Bjellorusisë me rezultat 1:0.

Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Kurti ka shkruar se ekipi i Kosovës mund të bëjë edhe më shumë se kaq, duke shtuar se ka shpresë për të ardhmen.

“Mundemi më shumë se kaq, sepse jemi më të mirë se sonte. Andaj jemi me shpresë e besim për të ardhmen. Kurse mbështetjen do ta keni gjithmonë, pa kushte”, shkroi Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika