Kurti pas nisjes së kontigjentit të FSK-së në Turqi: Solidarizohemi dhe i qëndrojmë pranë popullit turk në këto kohë të vështira

Kryeminstri i vendit, Albin Kurti, pas nisjes së kontigjentit të parë të FSK-së në Turqi, ka thënë se "solidarizohemi dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk në këto kohë të vështira"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeminstri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se me vendim të Qeverisë, kontingjenti i FSK-së për operacione humanitare është nisur për në Turqi.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, u shprehi edhe një herë ngushëllimet më të thella popullit turk dhe familjarëve të viktimave të tërmetit e të lënduarve shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Kurti.

Pamje nga nisja e kontigjentit të parë të FSK-së për në Turqi pas tërmetit

Kryeministri Kurti ka shtuar se vetëm pas tri ditëve të takimit me presidentin e Turqisë, Erdogan, “në mëngjesin e sotëm u tronditëm nga lajmi për tërmetin shkatërruese në Turqi”.

Tutje, ai ka shtuar se i qëndrojnë pranë popullit dhe shtetit turk “në këto kohë të vështira”.

Niset kontigjenti i parë i FSK-së për të ofruar ndihmë në Turqi

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika