Kurti pas sulmit në Kopenhagë: Qëndrojmë krah popullit të Danimarkës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën familjarët në sulmin me armë në qendrën tregtare në Kopenhagë të Danimarkës

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Pas sulmit në një qendër tregtare në Kopenhagë, ku një person la të vdekur një numër të paspecifikuar njerëzish dhe disa të tjerë të plagosur, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre.

Kurti, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Kosova qëndron krah Danimarkës dhe popullit të saj.

“Zemrat tona janë me popullin e Danimarkës këtë mbrëmje. Ngushëllime familjeve që kanë humbur njerëzit e dashur. Kosova qëndron vendoshmërisht me Danimarkën”, shkroi Kurti.

Ndryshe, sulmuesi i dyshuar, i cili është në paraburgim, është një 22-vjeçar, i cili është arrestuar pranë qendrës tregtare Field’s. Kështu ka deklaruar inspektori i policisë, Soren Thomassen.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë detaj të mëtejshëm për viktimat apo të dyshuarit.

Ndërkohë, spitali kryesor i kryeqytetit danez, Rigshospitalet, ka pranuar një “grup të vogël pacientësh”, për trajtim.

Kështu është shprehur një zëdhënës për Reuters, teksa ka shtuar se spitali ka thirrur staf shtesë, duke përfshirë kirurgë dhe infermierë.

Qendra tregtare është në periferi të Kopenhagës, përballë një linje metroje që lidh qendrën e qytetit me aeroportin ndërkombëtar.

Disa të vdekur nga të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Kopenhagë

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika