Kurti pas takimit: Kërkuam dorëzimin e Radojçiqit – Kallas është në kohën dhe vendin e duhur

Shefja e re e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas - Kryeministri i Koosvës, Albin Kurti - Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje shefes së re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, që Serbia të dorëzojë Milan Radojçiqin, organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Gjatë takimit të mbajtur të martën në Bruksel, Kurti ka theksuar rëndësinë e ndjekjes penale të këtij rasti.

Më tej Kurti ka thënë se me Kallasin ka diskutuar për çështjen e integrimit evropian të Kosovës dhe për raportet me Serbinë fqinje, teksa theksoi se Kallas është “në kohën e duhur dhe në vendin e duhur”.

“Nga liderët që ka Evropa sot, besoj se zonja Kallas është në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Ne kemi shpresa të mëdha që Kosova që rajoni i Ballkanit Perëndimor do të përfitojë shumë sa i përket vlerave evropiane, demokratike, mbështetjes ekonomike e financiare dhe paqes dhe sigurisë në përgjithësi”.

“Në takim diskutuam çështjet e progresit të Kosovës sa i përket integrimeve evropiane, por edhe raportet me fqinjin tonë verior. Ia theksova që kemi pasur rritje ekonomike dhe progres demokratik të paparë në Kosovën e pavarur dhe njëkohësisht kemi menaxhuar sfidat më të rënda të sigurisë, kërcënimet më serioze të cilat rezultuan me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

Kryekrimineli i bandës që kreu këtë mbahet i lirë dhe mbështetet nga Serbia. Ne kërkuam, si në çdo takim tjetër, dorëzimin e Radoiçiqit tek autoritetet e Kosovës pasi Prokuroria tani ka aktakuzë prej 160 faqesh dhe grupin e tij prej mbi 40 personave”, ka thënë Kurti pas takimit.

Kurti bëri të ditur se në takimin me shefen e diplomacisë së BE-së diskutuarn edhe për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit. 

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bisedën me Kallasin e ka cilësuar si “të hapur dhe të vështirë”.

Në një postim në Instagram, Vuçiq ka bërë të ditur se diskutimi përfshinte tema kyçe për rrugën evropiane të Serbisë dhe çështjet aktuale në rajon.

“Biseduam për rrugën evropiane të Serbisë, ndërsa përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri foli për domosdoshmërinë e dialogut me Prishtinën, zgjidhjen e rastit ‘Banjska’ dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Unë u përgjigja në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë”, ka shkruar Vuçiq. 

View this post on Instagram

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Shija e redaktorit

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Të fundit nga rubrika