Kryeministri i vendit pas takimit me administratoren e USAID-it, Samantha Power njoftoi se kanë diskutuar për sigurinë energjetike, tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
“Gjatë drekës së punës dhe takimit në kryeministri folëm për sigurinë energjetike, tranzicionin energjetik dhe zhvillim të qëndrueshëm, por edhe për zhvillimet e fundit në vend, për qeverisjen, themelimin e Fondit Sovran e për Marrëveshjen Bazike arritur në Bruksel, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan Kurti.
Kurti është shprehur se “nga fjalët në vepra”, së bashku me administratoren Power dhe minsitren Rizvanolli kanë lansuar ankandin e parë të energjisë solare me kapacitet prej 100 megavat.
“Të gjithë e kemi parasysh logon e USAID. Dora që na ndihmoi që të ngritemi nga rrënojat e luftës më shumë se dy dekada më parë, USAID, tani është dora e partnerit të besueshëm në rrugën e pavarësimit nga lëndët fosile, dhe drejt energjisë së pastër”.