Kurti pas takimit me komandatin e KFOR-it, theksojnë sërish se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it në lidhje me situatën në veri, kanë dalë me një konstatim të përbashkët duke theksuar se "liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë"

FOTO:EO

“Kryeministri Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, dhe Shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark”.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, të hënën e 26 dhjetorit.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me veprimet e strukturave kriminale në veri të Kosovës, të cilat cenojnë rëndë sigurinë në vend, ku thuhet se konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku ndër të tjera, u bisedua edhe për bashkëpunimin e afërt ndërmjet Qeverisë së Kosovës, Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe misionit EULEX, përbrenda mandateve që kanë.

“Gjatë takimit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve, në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it”, thuhet tuje.

Gjithashtu, thuhet se u theksua profesionalizmi, maturia dhe guximi i dëshmuar i Policisë së Kosovës në ruajtje të sigurisë dhe rendit publik në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndryshe, këtë takim kryeministri Kurti e paralajmëroi të shtunën.

“Meqë sonte është Krishtlindja, ne duhet të kemi shumë shpejt pas saj një takim me komandantin e KFOR-it dhe unë si kryeministër, e në të cilën, besoj që të sqarojmë gjithçka por, kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht. Nga ai takim, të cilin, presim që ta kemi me komandantin e KFOR menjëherë pas Krishtlindjes, besoj që do të sqarohet gjithçka dhe mund t’ju japim përgjigje”, kishe deklaruar Kurti.

Ndërkaq, në mbrëmjen e së dielës së 25 dhjetorit, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri afër komunës së Zubin Potokut.

KFOR-i ka konfirmuar se u qëllua me armë zjarri në afërsi të patrullës së saj në Zubin Potok, ndërsa Policia e Kosovës ka demantuar raportimet e mediave serbe se ka qenë e përfshirë në shkëmbim zjarri në Zubin Potok.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika