Kurti pas takimit me kryediplomaten finlandeze: Mirënjohës për mbështetjen e parezervë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, e ka falënderuar Valtonen për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm.

Teksa shtoi se politikat finlandeze janë shembull e frymëzim për qeverisjen e vendit.

“Me Finlandën kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme. Ajo është mike e hershme e popullit dhe Republikës së Kosovës. Politikat e tyre për zhvillim të qëndrueshëm dhe përgjegjësi sociale janë shembull dhe frymëzim për qeverisjen tonë. I jemi mirënjohës për mbështetjen e pa rezervë dhe kontributin e vazhdueshëm si në rritjen ekonomike e progresin demokratik, ashtu edhe në afirmim ndërkombëtar, mbrojtje dhe siguri,” shkruan Kurti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika