Kurti pas takimit me Lajçak: Marrëveshja për energji në veri të vendit duhet të zbatohet

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti pas takimit me emisarin Lajçak ka thënë se në takim është biseduar për çështjet aktuale, si dhe domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për energjinë, që përfundimisht shpie në pagesën e energjisë elektrike në pjesën veriore të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak





 

Të enjten e 13 tetorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se në këtë takim është biseduar për çështjet aktuale, si dhe domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për energjinë, që përfundimisht shpie në pagesën e energjisë elektrike në pjesën veriore të Kosovës.

Po ashtu është biseduar për ecurinë e mëtejshme të procesit të bisedimeve në Bruksel dhe për përgatitjet për takimet e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka ritheksuar se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, marrëveshje kjo e cila sjell normalizim të plotë, sepse e ka në qendër njohjen reciproke.

“Gjatë takimit u potencua Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, i pranuar dje, si dukshëm më i mirë sesa vitin e kaluar dhe si një ndër raportet më të mira në rajon. U tha se ky raport tregon qartë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për agjendën e BE-së dhe dëshmon arritjet e shënuara në shumë fusha, që kanë kaluar një hap më lart në shkallët e progresit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi ka thënë se ky takim ka qenë një takim i rregullt.

Në këtë takim, ai ka thënë se është diskutuar për dialogun dhe se është mirë që të ketë progres dhe normalizim në dialogun Kosovë-Serbi para zgjedhjeve në Bashkim Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse do ta zhvendosin vëmendjen prej dialogut.

“Siç e thashë, do të ketë zgjedhje dhe ato nuk janë të mira për dialogun sepse vëmendja zhvendoset diku tjetër. Kemi një mundësi para zgjedhjeve dhe është përgjegjësi që të mos e mbyllim atë”.

Ndër të tjera, ai ka thënë se çështja e parë që është diskutuar ka qenë përfshirja e Gjermanisë dhe Francës në dialog dhe çështja e dytë ka qenë për energjinë dhe targat.

Lajçak: Duhet të ketë progres në dialog Kosovë-Serbi para zgjedhjeve në BE dhe ShBA

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika