Kurti pas takimit me Stoltenberg: Kemi vizion të qartë, kërkojmë anëtarësim në Nato

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Sekretarin e përgjithshëm të NATOS, Jens Stoltenberg, ka thënë se vizioni i Kosovës është i qartë duke kërkuar kështu anëtarësimin në NATO

Pas takimit me Sekretarin e përgjithshëm të NATOS, Jens Stoltenberg, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se një nga qëllimet kryesore të Kosovës, është anëtarësimi në organizatën veriatlantike të NATO-së.

Kryeministri Kurti, e ka falënderuar sekretarin e NATO-s, për kontributin e organizatës veri-atlantike në themelimin dhe organizimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK). Po ashtu, Kurti është shprehur mirënjohës për besimin e NATO-s, tek FSK-ja dhe për ftesat e tyre që i janë bërë ushtrisë së Kosovës për të ndihmuar në operacione humanitare.

“Kemi vizion të qartë ne kërkojmë anëtarësim në NATO, dhe kjo do të na mundësojë këtu dhe çdo kund atë që vendet dhe shtetet na kanë dhënë neve si qytetarë, pra anëtarësimin në partneritetin e NATOS është një gur arritje”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri i Kosovës, tha se kërcënimet dhe shqetësimet e NATO-s, ndjehen edhe në Kosovë e rajon. Ai i tha se shteti i Kosovës po qëndron vigjilentë karshi casjes destruktive të Serbisë ndaj Kosovës dhe po ashtu rajonit.

“Kërcënimet dhe rreziqet me të cilat NATO  përballet sot, ndjehen edhe nga vendi i jonë, institucionet tona kanë arsye të jenë vigjilent nga qasja derstruktive nga fqinji jonë verior ndaj Kosovës dhe rajonit në përgjithësi, në agjendën e dëmshme ruse për Ballkanin dhe Evropën”, ka deklaruar Kurti.

Kurti foli edhe për aksionin e policisë së Kosovës në veri të vendit, ku tha se policia është institucion profesional dhe nuk bën dallime në mes të kriminelëve.

“Policia jonë ka ndërmarrë së bashku 39 operacione të ndryshme me të cilat kanë arritur të arrestojnë dhjetëra kriminelë nga grupe të krimit të organizuar që janë shumëkombëshe”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës, foli edhe për vendimin për ndryshimin e tabelave të veturave në RKS. Sipas tij vendimi i Qeverisë ishte i ligjshëm dhe në përputhje me ligjet dhe marrëveshjet e Brukselit.

“Në këtë drejtim kemi filluar fushatë për të informuar qytetarët serbë dhe kemi krijuar një stimul financiar që gjatë konvertimit qytetarët serbë nuk do duhet të paguajnë TVSH apo doganën që mund të shkojë deri në 5 mijë euro. Vetë Serbia është pajtuar që që prej janarit 2018 nuk do prodhojnë tabela të tilla në Serbi dhe nuk do t’i detyrojnë serbët t’i përdorin”, ka thënë ai.

Ky takim i kryeministrit Albin Kurti me Sekretarin e përgjithshëm të NATOS, Jens Stoltenberg, vjen një ditë para takimit të dy liderëve të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika