Kurti pas vdekjes së akademikut: Kontributet e Rexhep Ferrit – trashëgimi të pasur artistike dhe edukative

Kryeministri Albin Kurti tha se kontributet e Rexhep Ferrit si pedagog dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës kanë lënë një trashëgimi të pasur artistike dhe edukative

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të piktorit, profesorit e shkrimtarit, Rexhep Ferrit, me rastin e vdekjes së tij.

Në një postim në Facebook, Kurti tha se kontributet e Ferrit si pedagog dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës kanë lënë një trashëgimi të pasur artistike dhe edukative.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Rexhep Ferrit, piktor, profesor dhe shkrimtar. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferri dhe gjithë komunitetit artistik në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës. Kosova humbi familjarin e dashur, akademikun, profesorin, shokun, kolegun dhe një nga figurat më të rëndësishme të artit dhe kulturës. Do të kujdesemi që vepra e tij të dokumentohet, të mbrohet dhe të njihet e studiohet nga gjeneratat e reja. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën nderin ta njohin dhe të punojnë me të. Le ta kujtojmë dhe nderojmë gjithmonë jetën dhe veprën e Rexhep Ferrit”, shkroi Kurti.

Rexhep Ferri, i lindur në vitin 1937 në Kukës, jetoi dhe punoi në Prishtinë. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Beograd në vitin 1966 dhe përfundoi masterin në vitin 1970. Që nga viti 1974, ishte profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, dhe në vitin 2000 u bë anëtar i rregullt.

“Rexhep Ferri organizoi shumë ekspozita të pavarura kombëtare dhe ndërkombëtare dhe mori pjesë në ngjarje të rëndësishme artistike në Kosovë dhe jashtë saj. Në vitin 1971, ai u nderuar me Çmimin e Dhjetorit për kontributin e tij në artin figurativ”, tha tutje Kurti.

Përveç veprave artistike, ai ka botuar edhe poezi, ese dhe romane që pasurojnë trashëgiminë tonë kulturore.

Në vitin 2021, ai u nderua me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Muslim Mulliqi” nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që iu dorëzua në vitin 2022.

“Më 26 gusht 2023, kisha nderin ta takoj personalisht dhe të bisedoj me të për artin dhe trashëgiminë kulturore, një takim që nuk do ta harroj asnjëherë dhe do ta mbaj si kujtim të veçantë”.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika