Kurti pas vizitës në Kuk të Dragashit: Po shohim se çfarë mund të riparojmë e të rindërtojmë

Fshati Kuk, pas vershimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dëmet në fshatin Kuk të Dragashit janë të konsiderueshme, derisa theksoi se nevojitet ndërhyrje me prioritet.

Ai u shpreh se tashmë janë duke shikuar mundësinë e ndihmës edhe nga niveli qendror.

“Ishim në Komunën e Dragashit dhe fshatin Kuk. Vërshimet e djeshme nga reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe të infrastrukturës publike, për çka nevojitet ndërhyrje me prioritet. Megjithëkëtë, fatmirësisht nuk ka as të lënduar e as viktima. Me Komisionin Vlerësues i cili po inspekton e analizon masën e dëmeve, po shohim se çfarë mund të riparojmë e rindërtojmë dhe të kontribuojmë nga niveli qendror”, tha ai.

Tutje, ai i falënderoi “institucionet e shtetit për angazhimin e deritanishëm dhe kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladinin, për mikprijten e tij sot dhe bashkëpunimin me ministrin Elbert Krasniqi”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika