Për nder të shënimit të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, gjatë mbrëmjes të së hënës në Prishtinë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka organizuar një pritje.
Kryeministri Kurti tha se festa e 28 nëntori është festë e shumëfishtë dhe me kuptim të shumëfishtë e kombit shqiptar.
Ai përmendi tri figurat kryesore që shënojnë 28 Nëntorin.
“28 Nëntori është data e ardhjes së Skënderbeut në Krujë me flamurin e kuq e shkabën e zezë dy krenare në mes, 28 Nëntori është data e Ismajl Qemajlit në Vlorë e shpalljes së pavarësisë së në prag të luftërave Ballkanike dhe 28 Nëntori është data e Adem Jasharit në Prekaz dhe e kryengritjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri, pavarësi dhe bashkim”, tha Kurti shkruan KP.
Kurti tha se në këtë datë ne kujtojmë çmimin që kemi pagur dhe sakrificën e bërë, rrjedhimisht sipas tij shqiptarët sipas tij janë një kom liridashës e atdhedashës.
”Sot kujtojmë të arriturat dhe sukseset, sot kujtojmë edhe çmimin e paguar dhe sakrificën e bërë. Është e panumërt lista e personaliteteve dhe figurave historike që i lidh 28 nëntori, lista e atyre grave dhe burrave që u vetmohuan e kontribuan që ne të jetojmë të lirë. Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës kanë shumë histori që u vie prapa dhe shumë sfida që i presin përpara. Mirëpo me punë të pa ndalur e angazhim të pa epur dhe orientim të palëkundur evropian dhe euroatlantik bashkë do të fitojmë”, ka thënë Kurti.