Kurti për 32 vjetorin e pajtimit të gjaqeve: Është përvoja jonë më e mirë kolektive

Kryeministri Albin Kurti, në 32-vjetorin e pajtimit të gjaqeve të Verrat e Llukës, ka thënë se pajtimi u bë parakusht për krijimin e kohezionit kombëtar përballë politikave fashiste të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Lëvizja Gjithëpopullore e Pajtimit të Gjaqeve, është përvoja jonë kolektive më e mirë për forcën që mund të fitojmë nga të qenit të bashkuar si shoqëri dhe si komb”.

Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka përkujtuar 32-vjetorin e faljes së gjaqeve në Verrat e Llukës të Deçanit, me ç’rast ishin falur më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndërshqiptare.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se me moton “Duart e Pajtimit, Duart e Bashkimit”, Lëvizja Gjithëpopullore e Pajtimit të Gjaqeve (1990-1991), ishte prelud i përbashkimit të shqiptarëve para betejave të shumta që pasuan gjatë gjithë asaj dekade deri në çlirim e Kosovës në vitin 1999.

May be an image of 14 people, people standing, outdoors and tree

Sipas Kurtit, pajtimi u bë parakusht për krijimin e kohezionit kombëtar përballë politikave fashiste të Serbisë.

“Të prejardhura nga një kulturë e vjetër e gjakmarrjes dhe të bartura nga e drejta zakonore shqiptare ndër shekuj, mijëra raste të hapura gjakmarrjesh dhe ngatërresash, edhe në fund të shekullit XX, mirëmbanin një gjendje përçarjeje dhe pasigurie në Kosovë”, ka shtuar ai.

I pari i ekzekutivit, ka theksuar se Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve, e drejtuar nga profesori Anton Çetta, pati një rol shumë të rëndësishëm unifikues përballë gjithë atyre politikave të Serbisë, politikave të apartheidit, segregacionit, përndjekjeve politike, burgosjeve dhe vrasjeve që kulmuan me luftën në Kosovë (1997-1999).

May be an image of 5 people and people standing

“Ky profil dhe kjo përvojë e Anton Çettës, erdhi në shprehje duke u materializuar në figurën e ‘Plakut të urtë’, që ndërmjetësoi shtrirjen e dorës së pajtimit mes mijëra njerëzve, duke parandaluar vëllavrasjet nga gjakmarrjet”, ka shkruar Kurti.

Andaj sipas tij, bashkë me kujtimet e kësaj periudhe të historisë moderne të Kosovës, kjo përvojë vlen edhe sot, për të gjithë shqiptarët.

May be an image of 3 people

Ndryshe, të dielën e një majit janë bërë 32 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.

Në këtë tubim madhështor kishin marrë pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç’rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndërshqiptare.

May be an image of 12 people, people standing and outdoors

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika