Kurti për aksionin e policisë në Veri: Krimi po luftohet pandërprerë

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri, ku u gjet një laborator i kultivimit të marihuanës me 10 mijë fije të bimës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Pas aksionit të Policisë së Kosovës në Veri, ku është zbuluar një laborator i kultivimit të marihuanës, ka reaguar kryemisnitri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se krimi po luftohet pa ndërprerë.

Ai, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, i ka falënderuar Policinë dhe Doganën e Kosovës për shërbimin e tyre.

“Krimi do të luftohet pa ndërprerje. Në Izvor, qytet në veri të Kosovës, policia jonë gjeti laborator të rritjes së marihuanës me mbi 10 mijë bimë ilegale. Pati të shtëna në drejtim të Policisë dhe Doganës, por ata janë të vendosur të vazhdojnë punën e tyre. Faleminderit për shërbimin tuaj”, ka shkruar ai.

Policia ka zbuluar laboratorin për kultivimin e marihuanës me mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg, ka njoftuar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material. Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës”, është thënë në postimin e Sveçlës në Facebook.

Aksionin e Policisë së Kosovës e ka mirëpritur edhe Lista Serbe.

“Ne i japim përkrahje të plotë Policisë në veri për të vazhduar me aksione të tilla dhe për të mos lejuar individët të kriminalizojnë gjithë veriun me veprimet e tyre kriminale. Ne duam të dërgojmë mesazh të qartë se sa herë që Policia bën aksione profesionale si këto, gjithmonë do ta ketë përkrahjen e Listës Serbe dhe qytetarëve tanë”, është shkruar në postimin e Listës Serbe në Facebook.

Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion anti-drogë në Izvor në veri të Kosovës më 23 maj të vitit 2022.

Lista Serbe mirëpret aksionin e policisë në veri: Veprimet e tilla do ta kenë përherë mbështetjen tonë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika