Kurti për aktakuzën në rastin Banjska: Më mirë vonë se kurrë

Kryeministri Albin Kurti kritikoi vonesën e ngritjes së aktakuzës ndaj 45 të dyshuarve për sulmin në Banjskë dhe kërkoi dorëzimin e Milan Radojiçiq, si dhe përmbushjen e zotimeve të Serbisë lidhur me marrëveshjet dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj 45 të dyshuarit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë.

Kurti tha se ngritja e kësaj aktakuzës ka mundur të bëhet më herët, teksa shtoi se “më mirë vonë se kurrë”.

Kreu i ekzekutivit insiston që fillimisht duhet të dorëzohet kryekrimineli serb, Milan Radojiçiq, pasi akti është kryer në Republikën e Kosovës.

“Unë nuk e kam parë aktakuzën, jam i bindur që ka mundur të ngritët shumë më herët dhe sot të ndodhemi në një situatë të re. Natyrisht, siç thotë populli, më ‘mirë vonë se kurrë’, por megjithatë atë duhet ta shohim përmbajtën e saj në mënyrë qe të mund të flasim për të. Ajo që ne insistojmë vazhdimisht ku do që ndodhemi, e para është dorëzimi i Milan Radojiçiqit autoriteteve të Kosovës sepse krimin e ka kryer në Kosovë. Banjska është në Zveçan të Kosovës”, u shpreh Kurti

“Së dyti duhet ta tërheqin atë letrën e ish-kryeministres Brnabiq, më të cilën, ajo ka hequr dorë nga zotimi i Serbisë prej marrëveshje bazike dhe marrëveshje së zbatimit, duke thënë se nuk e pranon pavarësinë, nuk e respekton integritetin territorial dhe nuk do ta pranojë ulësen e Kosovës në OKB, dhe së treti duhet qe të nënshkruhet marrëveshja bazike në mënyrë që të tregohet mirëbesimi si një garanci edhe juridike për zbatimin e marrëveshjes. Një marrëveshje e pa nënshkruar po shihet se është marrëveshje shumë kollaj për tu mos u respektuar e për të mos u zbatuar”, deklaroi Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika