Kurti për ambasadorët e QUINT-it: S’bëhen dot ministra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimet lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në Veri të Mitrovicës, janë veprime që i parasheh kushtetuta dhe ligji, dhe jo vendime dhe veprime politike. Krahas kësaj, Kurti ka thënë se ndonëse mbesin në bashkërendim me faktorët ndërkombëtarë, ambasadorët e QUINT-it nuk mund t'i kryejnë detyrat e ministrave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk mund t’i trajtojë ambasadorët e QUINT-it si ministra, e ata të bëhen zëvendës të tyre.

Përgjatë seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, të premten, Kurti ka thënë se bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarë ekziston dhe se as ata nuk duan që të trajtohen si ministra.

“Vazhdimisht jemi në bashkërendim me faktorët ndërkombëtarë. Por ju duhet ta kuptoni, edhe ata presin të jemi në nivel të detyrës në vendin tonë. Janë ambasadorë të QUINT-it, por ata s’bëhen dot ministra. Ministra janë qyetarët e këtij vendi, aktualisht në Qeverinë tonë e qeveritë vijnë e shkojnë, por shteti mbetet… Bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarë nuk mund të jetë në mënyrën në të cilët ne i trajtojmë ata si ministra, e ne të bëhemi zëvendësit e tyre, sepse as ata nuk e duan këtë gjë. Jemi në një fazë të ndjeshme, por edhe progresive në kuptimin demokratik e civilizues të fjalës”, ka thënë Kurti.

Kurti: Kur japin dorëheqje katër kryetarët e komunave në Veri, ka obligime kushtetuese dhe ligjore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndër të tjera, ka folur edhe në lidhje me vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri të Mitrovicës. Sipas tij, këto veprime i parasheh kushtetuta dhe ligji, dhe se nuk janë vendime dhe veprime politike.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Kryeministri Kurti ka thënë se me dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave veriore, vijnë obligime kushtetuese e njëherit, edhe ligjore. Sipas Kurtit, me një veprim të tillë pasojnë edhe procedurat e krerëve të shtetit.

“Kur japin dorëheqje katër kryetarët e komunave në Veri, ka pastaj edhe obligime kushtetuese dhe ligjore. Dhe gjithashtu, ka edhe detyra për zyrtarët e shtetit, presidentja duhet të  konsultojë krerët e partive, duhet caktuar një datë, duhet ndjekur procedurat me kryetarët e komisionit zgjedhor që i kanë zyret e veta në Veri. Nuk janë veprime dhe vendime politike, janë vendime dhe veprime shtetërore që i parasheh kushtetuta  dhe ligji”, ka deklaruar Kurti.

Sipas Kurtit, Beogradi zyrtar e ka kuptuar se nuk mund t’i ndajë serbët dhe shqiptarët në shpjegimin e situatës në Kosovë, gjë që, sipas tij, ka detyruar Serbinë t’i ndajë serbët në Veri dhe ata në Jug.

“Beogradi zyrtar e ka kuptuar se nuk po mund t’i ndajnë serbët dhe shqiptarët në shpjegimin e situatës në Kosovë. Çdo ditë, serbët takohen me shqiptarët në Kosovë, bashkëpunojnë, tregtojnë, komunikojnë. Nuk po arrijnë ta ndajnë në shqiptarë dhe serbë siç duan ata dhe çfarë po përpiqen ata, po përpiqen ta ndajnë në serbë në veri dhe në serbë në jug sepse logjika e tyre është territoriale e qëllimi i tyre është hegjemonik”, ka deklaruar ai.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika