Kurti për ambasadorin Berishaj: Është fushatë e ashpër kundër tij edhe nga Serbia

Kryeministri Kurti ka thënë se ambasadori Martin Berishaj po sulmohet për të "mu kapur diku mua". Ai ka thënë se Berishaj ka dhënë sqarimet e veta lidhur me rastin, por duke mos dashur të japë sinjal se do të ndërmarrë diçka lidhur me të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë shenja se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, mund të shkarkohet nga pozita e tij.

Kurti ka thënë se kundër ambasadorit Berisha është bërë fushatë e egër në Kosovë, por edhe në Serbi, dhe se ai nuk do të ndërmarrë asnjë hap përderisa Berishaj ka dhënë sqarimet e tij.

“Ai po e pret procesin të kryhet. Në këtë fushatë të egër që është zhvilluar për Martin Berishën në Kosovë, Serbi e në Slloveni, gjithashtu edhe për kryeministrin aktual, i cili e ka quajtur shpifje e shpikje”.

Duke shtuar Kurti se “Duhet të presim, edhe km slloven thotë kështu. Është fushatë e madhe ku është edhe Serbia brenda. Nuk bën të sprapsemi tash. Berisha e ka dhënë qëndrimin e tij”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika