Kurti për arratisjen e Enver Sekiraqës: Dështim i sistemit gjyqësor

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se arratisja e të dënuarit për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa, është dështim i sistemit gjyqësor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se arratisja e të dënuarit për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa, është dështim i sistemit gjyqësor.

Kurti ka thënë në mbledhjen e Qeverisë të martën se reforma në drejtësi është urgjencë, e jo nevojë.

“Në javën që po e lëmë pas, kuptuam që njëri nga personat më famëkeq në botën e krimit, i cili u dënua për vrasjen e policit, Triumf Rizës, është arratisur. Arratisja e personit përgjegjës, Enver Sekiraqa, është dështim i sistemit tonë gjyqësor. Qeveria e Kosovës angazhohet për çdo ditë për të përfshirë të gjithë qytetarët. Vendosja e rendit dhe ligjit është kusht i domosdoshëm për arritjen e këtij qëllimi. Reforma në drejtësi që dikur ishte nevojë, tash është urgjencë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Kryeministri shtoi se të gjithë ata që e kanë njohur Triumfin e përshkruajnë njëzëri si profesionist të pashoq, i shkathët në detyrë e shumë njerëzor me qytetarët.

“Triumfin e kam takuar edhe unë dhe e kam po këtë përshtypje. Arratisja e personit përgjegjës për vrasjen e tij, Enver Sekiraqës, është dështim i sistemit tonë gjyqësor, që vazhdon të arratiset vetë nga drejtësia”, tha Kurti.

Kurti shtoi se rastet e tilla nuk ngjajnë më si rastësi.

Ndryshe, Enver Sekiraqa është i dënuar për nxitje të vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza. Dhe që nga dita e premte është arratisur, pasi ishte në masën e arrestit shtëpiak.

Enver Sekiraqa, i cili nga e premtja është në arrati, është i dënuar tri herë nga gjykatat në Kosovë për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza.

Sekiraqa në fillim të majit u dënua me 25 vjet burgim, por u la i lirë deri në plotfuqishmërinë e vendimit. Të premten e javës që shkoi Apeli mori vendim që ai të paraburgoset, por policia nuk e gjeti në shtëpi.

 

Sekiraqa akuzohet për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza në gusht të 2007-s, e cila sipas Prokurorisë ndodhi pas një zënke mes tyre në dhjetor të vitit paraprak.

Më 2017 ai ishte dënuar me 37 vjet burgim për dy vepra penale: “nxitje në kryerje të vrasjes së rëndë” dhe “detyrim”.

 

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika