Kurti për atentatet: Ndihem i sigurt, por se sa ndihem i sigurt duhet të thonë organet e sigurisë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ndihet i sigurt ndaj atentateve, por organet e sigurisë duhet të marrin vendim se çfarë masash duhet të merren më tej

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Sa u përket atentateve ndaj kryeministrit Kurti, ai ka thënë se ndihet i sigurt, por se sa ndihet i sigurt duhet të thonë organet e sigurisë, te cilat sipas tij i marrin masat adekuate.

“Kjo është e vërtetë që kam qenë i informuar për tre atentate. Por e keni parë edhe nga informacionet që kanë dalë, se unë e kam ditur edhe më herët që qëllimi i planifikuesve  ishte frikësimi i popullsisë dhe destabilizimi i vendit”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka shtuar se për këtë arsye kanë vlerësuar që publikimi i atij plani nuk ndihmon organet e sigurisë, por i ndihmon vetëm planifikuesit e atentateve, prandaj kanë vendosur se më mirë ështe të mos publikohet plani i atentateve.

“Çfarë masash do të merren në vijim edhe kundrejt planifikuesve të atentave dhe masave që duhet të merren për institucionet dhe zyrtarët e lartë shtetërorë, janë organet e Qeverisë ato që vendosin”, ka thënë Kurti.

Të hënën e 19 shtatorit, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë”.

Fillimisht, për planin e atentateve ndaj kryeministrit Kurti ka raportuar mediumi shqiptar A2news, i cili ka bërë të ditur se ka ekzistuar një plan për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti.

Sipas këtij mediumi, kjo është bërë e ditur nga një dokument i cili është bërë publik të hënën nga disa hakerë, të cilët dyshohet se këto dokumente i kanë marrë nga e-maili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika