Kurti për Biden-in: Kosova dhe bota janë më të sigurta falë kontributeve të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se kontributet e jashtëzakonshme të presidentit amerikan, Joe Biden, kanë bërë që Kosova dhe bota të jenë më të sigurta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti amerikan, Joe Biden.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohjen e tij për presidentin e ShBA-së, Joe Biden, për kontributet e tij të jashtëzakonshme ndaj Kosovës.

Në një postim në platformën X, Kurti ka theksuar se Biden ka qenë për dekada një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe avokatët më të palodhur.

Ai ka thënë se njoftimi për tërheqjen e Biden-it nga gara për zgjedhjet e nëntorit shënon fundin e një epoke.

“Për dekada, Joe Biden ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe avokatët më të palodhur. Njoftimi i Presidentit Biden shënon fundin e një epoke. Bota — dhe veçanërisht Kosova — është një vend më i mirë dhe më i sigurt për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës,” ka shkruar Kurti.

 

 

 

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika