Kurti për bisedën Kusari – Radoiçiq: S’e kam dëgjuar, është situatë e montuar

Albin Kurti, kryeminister i Kosoves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur situatë të montuar bisedën telefonike ndërmjet shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari –Lila me Milan Radojiqiçin.

“Unë vete nuk i kam dëgjuar,  por qytetarët e dine se kush ka bashkëpunuar me Radojçiqin dhe e kanë shumë të qarte pse Radojiçiq ka ikur tash dhe dikur ishte në kryeministri,  Për këtë zëdhënësi i subjketit ku unë jam kryetar, VV Arlind Manxhuka e ka dhënë përgjigjen e saktë dhe të qartë. Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që është i lirë në Serbi dhe trysnia do duhej të ishte që në Kosovë të ketë aktakuzë dhe të arrestohet”, u shpreh Kurti.

Tutje ai tha se Kusari-Lila, nuk është anëtare e VV-së, dhe edhe nëse do ishte me të do merreshin komisionet e jo ai si kryetar.

“Po e kuptoj që po përpiqeni ta dramazitoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di si është marrë e ku është marrë, si u pre e nga kush u organizua. Unë jam kryetar I VV-së, Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së edhe po të ishte për këso gjërash ka komisione brenda VV-së, nuk e ka VV-ja kryetarin diktator që merr vendime siç do kishte dëshiruar dikush”, tha ai.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika