Kurti për buxhetin 2023: Jo vetëm më i larti ndonjëherë, por edhe më gjithëpërfshirësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është mburrur me buxhetin e miratuar për vitin e ardhshëm i cili u votua këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës.

Buxhetin prej 3.2 miliardë euro, Kurti e ka cilësuar si buxhetin më të lartë dhe më gjithëpërfshirësin në histori të shtetit të Kosovës.

“Me 65 vota për, Kuvendi i Republikës së Kosovës e votoi Buxhetin për vitin 2023. 3.2 miliardë është buxheti i Republikës sonë për vitin e ardhshëm, e që është jo vetëm më i larti ndonjëherë, por edhe më gjithëpërfshirësi”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm me vlerë 3.2 miliardë euro do të shkojë në arsim, shëndetësi, ushtri, bujqësi, ekonomi e kulturë.

300 milionë euro sipas Kurtit do të shkojnë në shëndetësi

280 milionë në arsim,

Mbi 300 milionë për siguri dhe ushtri,

Rreth 90 milionë për bujqësi,

Rreth 60 milionë për kulturë dhe sport

60 milionë për shtesa për lehona e shtesa për fëmijë

15 milionë për rezerva shtetërore

20 milionë për punësim

40 milionë mbështetje për investime në ndërmarrje publike

6 milionë për funksionalizim të terminaleve doganore shtetërore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika