Kurti për buxhetin e vitit 2024: Do ta forcojmë mbrojtjen e vendit dhe do të rrisim sigurinë e qytetarëve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se ky buxhet do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro dhe do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe i sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e së enjtes ka ftuar deputetët e Kuvendit e Kosovës të votojnë projekt-buxhetin për vitin 2024.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se ky buxhet do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro dhe do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe i sigurisë.

“Buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro dhe do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe i sigurisë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se buxheti do të rritet në disa sektorë si në atë të sigurisë, shëndetësisë, ekonomisë dhe arsimit.

“Ushtrisë sonë ia kemi dyfishuar buxhetin edhe Policia do të ketë më shumë. Po ashtu do të kenë numër më të madh ushtarësh e policësh. Buxheti i 2024 do të jete për më shumë vende te punës, shëndetësi e sundim të ligjit me drejtësi”, ka vijuar ai.

“Përgjatë gati 32 muajve të mandatit tonë, ekonomisë iu shtuan 60 mijë vende, ku gjysma e të punësuarve janë të rinj e të reja nën moshën 25-vjeçare. Do të vazhdojmë të investojmë në renovimin e spitaleve, përmirësimin e shërbimeve dhe blerjen e pajisjeve të teknologjisë së fundit, ashtu që më të dashurve tanë në momentet më të vështira t’iu mundësohet kujdesi i duhur”, ka theksuar Kurti.

Nga buxheti i Kosovës, Kurti ka theksuar se qeveria ka ndarë 3 milionë euro edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

“Për më tepër, buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë përsëri buxhet për shqiptarët e Luginës, atij po ia shtojmë edhe 1 milion, krahasuar me vitin aktual, pra nga 2 në 3 milionë euro për vitin 2024. Kjo mbështetje është më e larta ndonjëherë dhe është më shumë sesa të gjitha qeveritë paraprake marrë së bashku”, tha ai.

Projektligji është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 31 tetor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika