Kurti për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë thotë se do të merren paraysh rekomandimet e Komisionit të Venecias

Kryeministri Albin Kurti, i ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, për votimin në lexim të parë të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Sipas tij, rekomandimet e Komisionit të Venecias do të merren parasysh, dhe ky ligj do të jetë në përputhje me ligjet evropiane

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Pas votimit në lexim të parë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se projektligji do t’i marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe do të jetë në përputhje me praktikat ndërkombëtare.

“Me rekomandimet e vlefshme të Komisionit të Venecias, ky Projektligj do të standardizohet plotësisht në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe, po ashtu, do ta rrisë efikasitetin e luftimit të korrupsionit, siç ka qenë zotimi ynë, e për të cilin jemi maksimalisht të përkushtuar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurtit ka thënë se me miratimin e këtij projektligji, do të mundësohet konfiskimi civil i pasurisë, sipas tij, pa dënim nëse nuk mund të justifikohet.

Kuvendi i Kosovës

Kurti i ka falënderuar deputetët e Kosovës edhe për votimin e Projekt-kodit të Procedurës Penale, i cili sipas tij,  po ashtu është në përputhje me praktikat dhe standardet evropiane.

Sipas kryeministrit, ky Projekt-kod, do të kontribuojë në ndëshkimet e rasteve korruptive.

“Një vëmendje të veçantë i është kushtuar të drejtave të palëve në procedurë, në veçanti të drejtave të palëve të dëmtuara apo viktimave”, thuhet në reagimin e kryeministrit.

Në fund, Kurti seancën e së enjtes e ka konsideruar si të suksseshme, duke e përmendur edhe projektligjin për Vettingun, për të cilin tha se duhen konsultime me partitë opozitare.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika