Kurti për CNN: S’do ta dorëzoj Republikën demokratike te milicia fashiste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do ta dorëzojë Republikën demokratike te milicia fashiste. Ai gjithashtu ka theksuar se po punohet ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të zgjidhur situatën në veri të vendit. Kurti ka bërë të ditur se disa protestues në veri janë ultranacionalistë të paguar nga Serbia dhe kanë admirim për Putinin. Ai gjithashtu ka pohuar se pushteti në Kosovë fitohet përmes zgjedhjeve, jo përmes dhunës

Albin Kurti, kryeminister i Kosoves

Kryeministri i Kosovës, në një intervistë për CNN, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është duke punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në lidhje me situatën e krijuar në veri.

Por, ai ka theksuar se nuk “nuk do ta dorëzoj Republikën demokratike te milicia fashite”.

“Të gjithë faktorët ndërkombëtarë i kanë njohur zgjedhjet që janë mbajtur më 23 prill. Kur e njeh procesin dhe rezultatet, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në komuna. Kush tjetër duhet të jetë aty, nëse jo kryetarët. Po punojmë ngushtë me faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në e BE-në, që i konsiderojmë aleatë shumë të vlefshëm e partnerë. Do të bëjmë më të mirën. Por, nuk do ta dorëzojë Republikën demokratike te milicia fashiste”, tha Kurti.

Tutje, ai gjatë intervistës tha se në veri në mesin e protestuesve ka pasur ultranacionalistë që paguhen nga Serbia, “të cilët e admirojnë Putinin”.

“Disa vinë nga veriu e disa nga Serbia. Kosova është Republikë demokratike, Serbia është autokraci proruse. Nuk ka shumë demokraci atje. Kanë urdhëruar xhandarmërinë atje të vijë e të bëjë trazira në veri të Kosovës”, tha Kurti.

Kurti është shprehur se “Pushteti në Kosovë nuk fitohet me shok-bomba, krime, dhunë, por fitohet me zgjedhje”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika