Kurti për Deharin: Drejtësia mund të vonojë e pengohet nga jashtë e nga brenda sistemit por nuk harrohet

Astrit Dehari sot i mungon Lëvizjes si një aktivist i palodhshëm dhe i patrembur që ka qenë, por ai i mungon edhe Kosovës, ka thënë kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndonëse drejtësia për Astritin mund të vonojë siç thekson ai, e mund të pengohet nga jashtë e brenda sistemit, por e njëjta nuk do të harrohet.

Në një mbledhje të pikave të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti potencon se vrasja e qindra idealistëve në burgjet e Kosovës dhe jashtë saj, para luftës apo në fushëbeteja gjatë luftës solli rendin e tyre që e ka emrin liri.

Ndërkaq, kreu i ekzekutivit e njëkohësisht kryetari i LVV-së, Albin Kurti, thotë se vrasja e Mon Balajt, Arben Xheladinit dhe Astrit Deharit pas luftës, i shton lirisë edhe një rend edhe më të lartë, atë të demokracisë e drejtësisë.

“Kurrë nuk duhet harruar se pas sakrificës sublime përballë padrejtësisë, nuk vjen drejtësia. Fakti se Kosova ka djem e vajza aktiviste e aktivistë, shoqe e shokë të Astritit, na jep siguri se drejtësinë do ta kemi. Ajo mund të vonojë e mund të pengohet nga jashtë e nga brenda sistemit, por nuk do të harrojë e nuk do të harrohet. Astriti sot i mungon Lëvizjes si një aktivist i palodhshëm dhe i patrembur që ka qenë, por ai i mungon edhe Kosovës sepse sot do të ishte një mjek i ri shumë i përgatitur në spitalet tona dhe në politikëbërjen për shëndetësinë në Kosovë. Ndryshimin mund ta sjellim vetëm nëse ne vetë jemi ndryshimi”, u shpreh Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika