Kurti për dërgimin e ligjeve në Kushtetuese: Kontestimi i tyre është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në historinë 15-vjeçare të Pavarësisë nuk mbahet mend që kaq shumë ligje të jenë kontestuar brenda një kohe kaq të shkurtër. Kontestimi i tyre sipas tij, është një përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave dhe kundërshtim i hapur i nevojës shoqërore, kërkesës qytetare dhe vullnetit demokratik të 14 shkurtit 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se në dy vjet qeverisje kanë dëshmuar vullnetin për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Ai ka njoftuar për themelimin e strukturës për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit.

“Po e themelojmë strukturën për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit. Në këto gati 2 vite të qeverisjes kemi dëshmuar dukshëm vullnetin për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe për reforma për drejtësi e në administratën publike”, u shpreh ai.

Sipas Kurtit, Ligji për Këshillin Prokurorial që parasheh reformën e sistemit të drejtësisë, ligji për zyrtarët publikë dhe ligji për Byronë e pasurisë së Pajustifikueshme janë disa prej atyre ligjeve që janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita.

“Madje Ligji për Këshillin Prokurorial ka më shumë se 6 muaj që është në trajtim. Në historinë 15-vjeçare të Pavarësisë nuk mbahet mend që kaq shumë ligje të jenë kontestuar brenda një kohe kaq të shkurtër. Kontestimi i tyre është një përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave dhe kundërshtim i hapur i nevojës shoqërore, kërkesës qytetare dhe vullnetit demokratik të 14 shkurtit 2021”, shtoi Kurti.

Megjithatë, krahas këtyre, kreu i ekzekutivit ka theksuar se përkushtimi i tyre do të mbetet po i njëjti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika