Kurti për dinarin: Rregullorja e BQK-së ka qëllim ligjshmërinë, jo ndëshkimin e dënimin

Banka Qendrore e Republikë së Kosovës e ka sqaruar se qëllimi është ligjshmëria, transparenca dhe jo ndëshkimi dhe dënimi, ka thënë kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Nga dje euroja është valuta e vetme për transaksione në Kosovë. Periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës ka përfunduar. Nga sot, sipas Rregullores, do të ketë masa ndëshkuese për ata që përdorin dinarin. Bankat komerciale që operojnë në Kosovë ndërkaq janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për RTK-në rreth rregullores së BQK-së për përdorim të parasë së gatshme.

“Banka Qendrore e Republikë së Kosovës e ka sqaruar se qëllimi është ligjshmëria, transparenca dhe jo ndëshkimi dhe dënimi. Janë ata të cilët janë më lart se para nesh dhe prin në këtë proces të tranzicionit sa më të lëmuar të kalimit si mjet pagese”, tha Kurti një deklaratë për RTK-në nga Kamenica teksa po viziton këtë komunë.

Kurti përsëriti se rregullorja e BQK-së nuk është kundër dinarit, por është për euron si i vetmi mjet pagese në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika