Kurti për doracakët: PDK i hartoi, LDK i miratoi – Fushatë propaganduese kundër Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar ndaj debatit të fundit rreth doracakëve për edukimin seksual, duke e cilësuar atë si një fushatë propaganduese të orkestruar kundër Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se po bëhet një fushatë propaganduese kundër Qeverisë, duke theksuar se disa “përfaqësues të partive politike dhe komentatorë” kanë tentuar të manipulojnë me informacione të pavërteta për doracakët shkollorë, të cilët, sipas tij, asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e kurrikulës mësimore.

Ai përmes një videoje në Facebook, ka thënë se doracakët janë hartuar që në vitin 2016 dhe janë miratuar në vitin 2020, duke theksuar se publikimi i tyre ka ndodhur në vitin 2023 dhe jo në nëntor të vitit 2024.

“Doracakët në fjalë, asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë, as tekste shkollore, as lëndë obligative, as tekst obligativ apo tekst për nxënës. Në fund e kuptuam që po i njëjti doracak kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK), e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK), dhe në vitin 2023 është publikuar në faqen e MAShTI-t. Pra, jo në nëntorin e vitit 2024 por në gusht të vitit 2023”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka theksuar se, ndërkohë që opozita bën politikë me fëmijët dhe familjet, Qeveria ka bërë politika konkrete për përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe familjeve kosovare.

“Përderisa ata bëjnë politikë me fëmijë dhe familje, ne kemi bërë politika për fëmijët dhe familjen. Fëmijëve po u ndajmë shtesa për herë të parë që prej pasluftës. Nënave lehona gjithashtu. Kemi krijuar masën e punësimit “Qeveria për Familjet”. Kemi krijuar programet “Sporti në shkolla”, “Arti në Shkolla”, “Drejt Malit” përmes së cilave po e pasurojmë përvojën shkollore për nxënësit dhe po kujdesemi për shëndetin e tyre fizik dhe kreativitetin e tyre artistik. I kemi subvencionuar materialet shkollore për nxënës. Për herë të parë kemi bërë rishikimin dhe përmirësimin e teksteve mësimore për lëndët e Gjuhës Shqipe dhe Matematikës për klasat I-IX”, ka deklaruar mes tjerash Kurti.

Në lidhje me shqetësimet e ngritura nga disa prindër, Kurti ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Arsimit për të rishikuar përmbajtjen e doracakëve dhe për t’i përmirësuar ato për t’u përputhur me standardet e edukimit.

Ai ka njoftuar gjithashtu se një komision i veçantë do të shqyrtojë doracakët, ku do të ftohen të gjitha palët relevante, përfshirë edhe Këshillin e Prindërve të Kosovës.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika