Kurti për familjen Haradinaj: Ushtria është pjesë e pandashme e kësaj familjeje

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, në fjalën e tij në manifestimin qendror që po mbahet për të shënuar 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, tha se "Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja, nuk dorëzohet Kosova”, ishte mesazhi që Serbia mori nga Himë Haradinaj. Krahas kësaj, ai e ka cilësuar familjen e Haradinajt si pjesë e pandashme e ushtrisë së vendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ushtria e Republikës së Kosovës mbetet pjesë e familjes Haradinaj.

Pas homazheve në Gllogjan, kreu i ekzekutivit ka thënë se pjesë e ushtrisë është edhe një toger nga radhët e familjes së dëshmorëve.

“Familja Haradinaj ia di mirë vlerën lirisë dhe ushtrisë. Është familje e dëshmorëve të kombit, me gjeneral nga lufta, ushtria është pjesë e pandashme e kësaj familjeje. Sot, me ushtrinë tonë e kemi Luanin. Toger Luan Haradinaj, i cili me zell e përkushtim i shërben atdheut me uniformën e FSK-së”, ka deklaruar ai.

Sipas Kurtit, Serbia fashiste kishte marrë një mesazh nga kulla e Himë Haradinaj e që ishte “Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja, nuk dorëzohet Kosova”.

Ndër të tjera, Kurti ka ritheksuar se fokusi kryesor i qeverisë së tij mbetet avancimi në ushtrinë e vendit.

“Fokusi ynë kryesor ka qenë dhe është investimi në ushtri, në mbrojtjen fisnike të vendit tonë. Duke kujtuar UÇK-në, duke zhvilluar FSK-në mbrojmë Republikën e Kosovës, përparojmë kombin, i kontribojmë Evropës”, ka deklaruar ai, gjersa ka theksuar se ushtria po konsilodohet gjithmonë e më shumë në aspektin operacional e atë profesional.

Duke përshëndetur të pranishmit, Kurti iu drejtua edhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, gjë për të cilën u duartrokit fort nga publiku.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika