“SunnyHill u mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me artisten Dua Lipa.
Tutje Kurti ka thënë se Dua Lipa është vajza e Kosovës e cila e ka bërë vendin e saj të shkëlqej nëpërmjet Festivalit të SunnyHill-it.
“Kosova po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij”, ka konstatuar Kurti.
Ndërkohë ai e ka falënderuar Lipën “për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm”.
Ai ka theksuar se në këtë festival katër ditor kanë përformuar emra të njohu të muzikës ndërkombëtarë dhe vendorë dhe sipas tij, ekipi i SunHill-it ka bërë punë duke e promovuar Kosovën.
“SunnyHill është edhe dobi për ekonominë lokale, ndërsa sivjet edhe mbështetje ndaj angazhimeve shtetërore për liberalizimin e merituar të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shtuar ai.
Për Kurtin, Festivali “SunnyHill-it” i ka dhënë shije jetës kulturore në Republikën e Kosovës.