Kurti për hapjen e urës së Ibrit: Po i presim QUINT-in dhe KFOR-in

Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria është e gatshme për hapjen e urës së Ibrit, pasi ka përfunduar të gjitha përgatitjet teknike dhe fizike. Megjithatë, Kurti theksoi se vendimi përfundimtar varet nga konsultimet me QUINT-in dhe KFOR-in.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria është plotësisht e gatshme për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë.

Kurti theksoi se Qeveria ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për hapjen e urës, përfshirë pastrimin dhe vlerësimin e qëndrueshmërisë fizike dhe teknike të strukturës.

Megjithatë, ai theksoi se vendimi përfundimtar për hapjen e urës varet nga konsultimet dhe koordinimi me QUINT-in dhe KFOR-in.

“Ne jemi gati, me konsultime dhe koordinim, po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët tona, kemi bërë përgatitjet sa i përket pastrimit, mjedisit rrotull aty, edhe vlerësimit të qëndrueshmërisë në aspektin fizik dhe teknik, tashmë kanë kaluar bukur kohë që raporti preliminar thotë se ura është e qëndrueshme, besoj ajo urë duhet të hapet edhe për automjete sepse liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë”, ka thënë Kurti në një prononcim për media.

“Liria e lëvizjes duhet të respektohet. Marrëveshja e Brukselit e vitit 2016 parashikon që ura të hapet deri më 2017, dhe tani është koha për ta realizuar këtë. Hapja nuk është kundër dikujt, por për të mirën e të gjithëve”, ka shtuar Kurti.

Gjatë vizitës së tij në Mitrovicën e Veriut, u arrestua politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, i cili po protestonte në atë zonë.

Kurti e komentoi edhe këtë rast.

“Kjo është për Policinë e Kosovës, kush ka vërejtje në policinë, është inspektorati, nuk i bëj dot këto dy institucione, nuk kam as të drejtë, as dëshirë t’i zëvendësoj”, ka thënë për Kurti për Kallxo.com.

Ndërkaq, Kurti ka deklaruar se nuk e ka vërejtur ndonjë pakënaqësi nga banorët lokalë ndaj tij apo ndaj të tjerëve që vijnë nga Prishtina.

“Nuk e kam vërejtur se njerëzit nuk e duan dikë që vjen nga Prishtina, qoftë edhe kryeministri i Kosovës. Populli është paqësor, i gatshëm për liri dhe siguri. Unë jam këtu për mirëqenien e tyre. Funksioni im nuk është të ndajmë gjërat këtu në baza kombëtare apo etnike, por të jemi aty për të gjithë qytetarët, pa diskriminim dhe privilegj, sepse sa herë që dikush privilegjohet diskriminohet një tjetër”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për dialogun, të cilin gjatë së hënës e shpalli të “vdekur” kryekuvendari, Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se nuk e di nëse do të ketë takim të radhës në Bruksel.

“Nëse ndodh, nuk e di kur dhe me çfarë teme. Duhet të zbulojmë pak më shumë, pastaj të japim një përgjigje.

Unë jam konstruktiv në këto biseda që kemi pasur, por duhet ta dini se tani kemi një marrëveshje. Marrëveshja duhet respektuar, marrëveshja duhet zbatuar, por Beogradi nuk e njeh marrëveshjen që e ka njohur sepse tani e kanë parë që marrëveshja nuk është e pranueshme në ideologjinë serbe të madhe. Mendoj se nga njëra anë duhet të respektojmë Marrëveshjen Bazike të shkurtit të vitit të kaluar dhe ta zbatojmë së bashku”, ka shtuar Kurti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika