Kurti për hekurudhën Durrës-Prishtinë: Është ndër projektet më të mëdha, do t’i bashkojë edhe më fort ekonomitë tona

Hekurudha Durrës-Prishtinë do t’i bashkojë edhe më fort ekonomitë dhe do ta rrisë lëvizshmërinë dhe lidhshmërinë ndërmjet dy republikave, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë është ndër projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa ka shkruar për mbledhjen e tetë të përbashkët midis Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, i pari i qeverisë ka thënë se duke qëndruar të përbashkuar, ruhen dhe avancohen marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë është ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme. Kjo hekurudhë do t’i bashkojë edhe më fort ekonomitë tona dhe do ta rrisë lëvizshmërinë dhe lidhshmërinë ndërmjet republikave tona”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i shqipërisë, Edi Rama

Siç vlerëson kryeministri Kurti, as sa bashkon historia, gjuha dhe kombi, aq edhe duhet që dy shtetet shqiptare t’i lidhë bashkëpunimi institucional në çdo fushë.

“Bashkëpunim ky që lehtëson dhe përmirëson jetën e qytetarëve tanë dhe që rritë besimin social ndërmjet qytetarëve në të dy anët e kufirit”, ka shtuar Kurti.

“Me këtë qëllim, në mbledhjen e sotme nënshkruam marrëveshje ndërqeveritare për arsim, drejtësi, mbrojtje, shëndetësi, energji, bujqësi, dogana, sigurime shoqërore, turizëm, rini, gjendje civile, lëvizje të lirë, transport e infrastrukturë rrugore”, ka shkruar ai.

Pas takimit të tetë të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, janë nënshkruar 19 marrëveshje.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika