Kurti: Për herë të parë s’ka protesta me parulla “duam punë” – Janë hapur 75 mijë vende të reja pune

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se për herë të parë në Kosovë nuk ka pasur protesta me parulla “duam punë”, falë hapjes së 75 mijë vendeve të reja të punës, duke nënvizuar potencialin e vendit për investime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është hera e parë që në Kosovë nuk ka pasur protesta me parulla “duam punë”, pasi janë hapur 75 mijë vende të reja të punës.

Këto komente, Kurti i ka bërë në Konferencën për Turizmin e Qëndrueshëm e organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

 “Jemi Qeveria e parë në Kosovë ku nuk ka pasur asnjë protestë të vetëm ku figuron ‘duam punë’. Duam paga më të larta, sigurisht, kushte më të dinjitetshme të punës sigurisht, por duam punë nuk ka më parrulla, dhe kjo është si pasojë e drejtpërdrejtë e 75 mijë vendeve të reja të punës”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka lavdëruar Kosovën për investitorët e jashtëm dhe fuqinë punëtore në Kosovë, veçanërisht rininë.

Kurti ka potencuar se përfundimi i plotë i mandatit të Qeverisë së tij është shenjë e një stabiliteti politik në Kosovë.

“Kosova është një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime me një popullsi të re dhe dinamike vendi ynë ka potencial për t’u shndërruar në një qendër rajonale për investime dhe transfer të proceseve të biznesit.  Disa nga faktorët që e mbështesin këtë potencial përfshijnë stabilitetin institucional të vendit tonë që është i shoqëruar me fuqizimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit, pastaj afërsia me tregjet e Evropës perëndimore që ofron mundësi të jashtëzakonshme për tregti dhe investime, mandej rritja ekonomike mesatare prej 6.2% gjatë këtyre dy viteve të fundit, e cila tregon një trend pozitiv në zhvillimin ekonomik, pastaj zhvillime i projekteve infrastrukturore”, ka deklaruar Kurti, duke listuar edhe arsye të tjera, transmeton EO.

Sipas tij, një aspekt tjetër që dua të theksoj është politika “friendshoring”, një mundësi që po konsiderohet gjithnjë e më shumë nga prodhues të ndryshëm për t’u rialokuar në rajonin tonë sa më larg prej zonave të ndryshme të konflikteve apo të tensioneve dhe padyshim që kjo ofron mundësi të shkëlqyer për Kosovën”.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika