Kurti për investimin e GE-së në KEK: Do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 30 MW dhe jetëgjatësinë e TC Kosova B

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se investimi i GE-së në TC Kosova B është një nga ngjarjet më të rëndësishme në sektorin e energjisë. Ai ka theksuar se më shumë prodhim nënkupton më pak varësi ndaj importeve e më pak shpenzime të buxhetit të shtetit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se investimi i Kompanisë amerikane “General Electric”(GE) do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 30 MW dhe jetëgjatësinë e termocentralit TC Kosova B.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se më shumë prodhim nënkupton më pak varësi ndaj importeve e më pak shpenzime të buxhetit të shtetit.

“Kompania amerikane General Electric (GE) që 40 vjet më parë kishte dizajnuar teknologjinë e turbinave të termocentralit Kosova B, katër dekada pas kthehet për t’i modernizuar ato përmes një marrëveshjeje me vlerë 56.2 milionë euro që nënshkruan me Korporatën e Energjisë Elektrike (KEK). Ky investim do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 30 MW dhe jetëgjatësinë e TC Kosova B, pa rritur emetimin e gazrave ndotës dhe nevojën për remonte të shpeshta. Më shumë prodhim, do të thotë më shumë pavarësi energjetike dhe më pak varësi ndaj importeve, më shumë siguri të furnizimit me rrymë dhe më pak shpenzime të buxhetit të shtetit”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, ai e ka cilësuar marrëveshjen e djeshme si një nga ngjarjet më të rëndësishme në sektorin e energjisë.

Me Kurtin, e pranishme ishte ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika