Kurti për Ivanoviqin: 6 vjet pas vrasjes së tij, vrasësit ende janë të lirë në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjashtë vjet pas vrasjes së tij, vrasësit e Oliver Ivanoviqit gjenden ende të lirë në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në gjashtëvjetorin e vrasjes së politikanit opozitar serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Kurti, përmes një postimi në platformën X, ka thënë se sot, gjashtë vjet pas vrasjes së tij, vrasësit e Ivanoviqit ende janë të lirë në Serbi.

Kurti ka thënë se Ivanoviq ka qenë aktiv gjatë të dyjave: luftës ’98-’99 dhe dëbimit të shkurtit 2000 të mijëra shqiptarëve nga veriu.

“Beogradi i frikësohej atij si dëshmitar të mundshëm të EULEX-it”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.

Ndryshe, përvjetori i gjashtë i vrasjes së politikanit opozitar serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është shënuar mëngjesin e së hënës para zyrave të partisë së tij, Iniciativa qytetare Liria, Demokracia dhe Drejtësia (SDP) në Mitrovicën e Veriut, ku edhe është vrarë.

Në mëngjesin e 16 janarit, miqtë dhe admiruesit e Ivanoviqit kanë ndezur qirinj në orën 08:15, kur është kryer atentati ndaj tij.

Ai është vrarë me gjashtë plumba në shpinë para objektit të partisë së tij.

Lexo dhe: Ndizen qirinj në përvjetorin e gjashtë të vrasjes së Oliver Ivanoviqit

E pranishme ka qenë edhe gruaja e Ivanoviqit, Marina.

Në emër të familjes dhe miqve ka folur Dejan Nedelkoviq, i cili ka falënderuar të pranishmit, por nuk ka pranuar të deklarohet, duke thënë se përgjatë gjashtë vjetëve ka thënë gjithçka për vrasjen.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika