Kurti për lirimin e policëve: Edhe pse jemi gëzuar, shkelja e rëndë e Serbisë duhet qortuar

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas lirimit të tre policëve kosovarë të kidnapuar nga forcat serbe. Megjithëse është gëzuar për kthimin e tyre në familje, Kurti vlerësoi rrëmbimin si një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe kërkoi përgjegjësi për agresionin serb

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka konfirmuar lirimin e tre policëve kosovarë, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Shem Mustafa, të cilët ishin kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor.

Kurti ka shprehur gëzimin për kthimin e policëve në familjet e tyre, por gjithashtu ka theksuar se rrëmbimi i tyre është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe Serbia duhet të qortohet

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Tre policët e Kosovës, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Shem Mustafa, janë liruar këtë të hënë pas seancës gjyqësore në gjykatën e Kralevës në Serbi.

Policët ishin patrullues kufitarë dhe kryenin detyrën e tyre në një pikë statike në territorin e Kosovës, për të parandaluar kalimin e grupeve kriminale dhe kontrabandën, duke përfshirë dyshime për armatim në atë zonë.

Lexo edhe: Policia e Kosovës publikon hartën e pozicionimit të policëve që u rrëmbyen nga Serbia

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë bërë thirrje vazhdimisht  Serbisë që t’i lirojë pa kushte policët.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika