Kurti për marrëveshjen e targave: Hap rrugën për bisedime intensive që çojnë në normalizim të plotë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohjet e tij ndaj ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Hovenier gjersa ka theksuar se dakordimi i mbrëmshëm hap rrugën për bisedime intensive që çojnë në normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pajtueshmëria e mbrëmshme i hap dyert bisedimeve për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ky postim i Kurtit vjen pas arritjes së marrëveshjes për targa në mes Kosovës dhe Serbisë, mbrëmjen e të mërkurës, ndonëse të njëjtës, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Kurti iu referua si dakordim dhe jo marrëveshje. Sipas Kurtit, nuk është koha për ambicie të vogla, por për hapa të mëdhenj.

“Nuk ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj. Pajtueshmëria e djeshme hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në Propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Kurti.

Krahas kësaj, ai ka shprehur mirënjohjet e tij ndaj ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Hovenier për rolin, mbështetjen dhe përkushtimin e tij.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës se ndonëse çështja e targave është një çështje teknike, pasojat e së njëjtës janë më shumë politike. Sipas tij, ajo e mbrëmshmja nuk paraqet një marrëveshje, por një dakordim.

Kurti për marrëveshjen e targave: Është dakordim, por nuk është marrëveshje

Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave.

Më herët të mërkurën filloi takimi trepalësh në mes të përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, takim ky nga i cili u arrit marrëveshje.

Borrell ka bërë të ditur se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës, kurse Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për çështjen e targave





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika