Kurti për ndeshjen me Zvicrën: Kosova gjeti mënyrën për të na gëzuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur kënaqësinë e tij për rezultatin e barabartë në ndeshjen mes kombëtares së Kosovës dhe Zvicrës në futboll, e cila përfundoi me rezultat 1-1 në Basel të Zvicrës

Albin Kurti, (foto nga arkivi)

Ka përfunduar ndeshja mes Helvetikëve dhe Dardanëve në Basel të Zvicrës me rezultat perëndoi 1 me 1.

E për kryeministrin, Albin Kurti, edhe pse Kosova ishte pa lojtarët kryesorë kundër një ekipi që është në mesin e 15 kombëtareve më të mira në futbollit në botë, prapë e ka gjetur mënyrë për të na gëzuar.

“Pa lojtarët kryesorë, kundër një ekipi që është në mesin e Top 15 kombëtareve të futbollit në botë, si mysafire, Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar. Barazim në Basel, sikurse edhe në Prishtinë.  Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje. Përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026.  Zvicrës ia urojmë kualifikimin në Euro 2024”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika