Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se për implementimin e një marrëveshjeje siç ka theksuar presidenti amerikan, Joe Biden, e cila bën normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka njohjen reciproke në qendër duhet më shumë trysni mbi Beogradin.
Kurti tha se Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman, plan që mbështetet nga Franca, Gjermania, e gjithashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pra problemi është në Beograd, ka theksuar Kurti.
“Presidenti amerikan, Joe Biden e ka thënë shumë qartë që Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje finale, e cila bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke ne qendër. Për një marrëveshje sic e ka then Biden, ashtu sic e dëshirojmë ne ka nevojë për trysni mbi Beogradin”, ka thënë Kurti.
Kurti ka shtuar se Kosova është një shtet normal, e që ka shënuar hapa të mëdhenj në dy vitet e fundit, por ky fakt nuk do të thotë që Kosova ka marrëdhënie të mira me Serbinë.
Por, Kurti theksoi se ato marrëdhënie duhet të jenë normale.
Ndërkaq, sa i përket pretendimeve të Beogradit se disa shtete kanë çnjohur Kosovën, Kurti tha se kjo është një përpjekje e Serbisë për të dalë nga situata ku ka humbur përkrahjen e shteteve perëndimore.