Kurti për planin evropian: Është dëm që s’është nënshkruar më 27 shkurt

Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për takimin e radhës në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, i cili do të mbahet më 18 mars.

Ai ka thënë se pret që ky takim të rezultojë me gjithëpërfshirje dhe efikasitet.

“Pritjet tona janë që do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e datës 18 mars në Maqedoninë e Veriut në Ohër dhe të shohim se si do të mund të ja bashkëngjisim propozimit të dakorduar evropian dhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithëpërfshirja dhe nga efikasiteti”, ka thënë Kurti.

Tutje ai ka thënë se ishte i gatshëm ta nënshkruante marrëveshjen më 27 shkurt, por për një gjë të tillë nuk ishte i gatshëm presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Unë isha i gatshëm për të nënshkruar kur ishim në Bruksel, andaj për marrëveshje duhen dy palë dhe nuk mjafton vetëm njëra. Është dëm që teksti i dakorduar me pesë fjali në preambulë dhe 11 nene gjithsej tashmë nuk është nënshkruar me datën 27 shkurt. Dhe pse nuk ka nënshkrime, përgjigjen duhet ta kërkoni tek të tjerët”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika