Në një paraqitje para mediave pas takimit me Ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht, Kurti ka folur për dialogun dhe takimet në Berlin.
Kurti, ka thënë se nuk janë në parim kundër dialogut, por që nuk duan dialog pa parime.
“Kosova nuk mund të kthehet para vitit 1999 kur u çlirua. Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2008 kur u shpallë pavarësia. Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2010 kur u dha vendimi i GJND-së. Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2012 kur mbaroi mbikëqyrja e pavarësisë”, ka thënë ai.
I pari i ekzekutivit, është shprehur se duhet të ecet përpara, por sipas tij për këtë progres të procesit të dialogut, Vuçiqi duhet të distancohet nga Millosheviqi e Putini.
“Ne duhet të ecim përpara, e për të ecur përpara presidenti i Serbisë duhet të distancohet nga Millosheviqi e Putini. Kërkesa për kompromise në kushtet kur Vuçiqi asnjëherë nuk distancohet nga Mollosheviqi e Putini nuk është kërkesë për zgjidhje”, ka shtuar Kurti.
Kurti ka thënë se është për dialog nëse respektohet barazia e palëve.
Kurti: Dialogu duhet të jetë parimor, me njohje reciproke në qendër