Kurti për Projektligjin e Pagave dhe atë për zyrtarët publikë: Hartimi i tyre s’ishte proces i lehtë dhe punë që përfundohet shpejt

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se Projektligji për Pagat dhe Projektligji për zyrtarët publikë janë bazë e reformës në administratën publike të ndërmarrë nga qeveria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur në lidhje me Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për zyrtarët publikë, ka thënë se të dy projektligjet janë bazë e reformës në administratën publike si një nga prioritet kyçe të Qeverisë, përmes së cilës synohet krijimi i sistemit të njëtrajtshëm i pagave.

Kështu ka thënë Kurti në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka theksuar se “hartimi i këtyre projektligjeve nuk ka qenë proces i lehtë dhe punë që ka mundur të përfundohet shpejt”, është shprehur Kurti.

”Përreth 40 për qind të pozitave nuk dihej se ku janë klasifikuar. Më shumë se 34 mijë zyrtarë nuk e gjenin vetën në ligjin e shfuqizuar të pagave, kishte përafërsisht disa lloje të shtesave dhe kompensimeve, mungesë mbi kriteret kur janë marrë shtesat, zyrtarë që merrnin pagë të ndryshme për punë të njëjtë”, shtoi ai.

Të dhënat nga raportet e progresit prej vitit 2008-2020, sipas Kurtit administrata publike ka qenë e ndikuar nga ndërhyrjet politike në procesin e emërimeve.

“Në këto raporte del se nuk janë respektuar parimet e rekrutimit transparent dhe të bazuar në merita. Shifrat ilustrojnë këto gjetje më së miri ngase në nivelin e lartë drejtues kemi 69 burra dhe vetëm 17 gra”, ka thënë Kurti.

Sipas të parit të qeverisë, zyrtarët tanë duhet të kenë trajtim të barabartë, djemtë dhe vajzat duhet të kenë mundësi të jenë pjesë e ministrive dhe institucioneve të tjera duke konkurruar në kushte të barabarta.

“Javën e ardhshme, ministrat do t’i sjellin 4-5 të arriturat e tyre”

Kryeministri Kurti, teksa është pyetur se cilat janë tri sukseset në Qeverinë Kurti në sektorin e shëndetësisë, ka thënë se për këtë do të duhej të fliste ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ngase nuk e zëvendëson atë.

Ai ka njoftuar se gjatë kësaj jave, të gjithë ministrat do t’i sjellin 4-5 të arriturat e tyre brenda një viti e gjysmë qeverisje.

Unë jam udhëheqës i komisionit ekzekutiv për fondin sovran, për arsimin dhe aftësimin profesional në sistemin dual që lidh tregun e punës me shkollat profesionale, dhe tash po udhëheq edhe një komision për shëndetësi, për të treguar që Qeveria nuk ia lë këtë gjë vetëm ministrisë”, ka thënë Kurti, teksa shtoi se “të arriturat, jo vetëm tri, t’ua thotë ministri vetë ose të m’i thotë mua e t’ua them unë juve, sepse nuk është synimi im ta zëvendësoj atë”.

“Gjendja në shëndetësi është aq e rëndë saqë nuk mund të merret vetëm Ministria me të. Para se të vijmë në këtë mbledhje u vonuam, sepse patëm një diskutim me ministrat që për javën e ardhshme secili t’i sjellë 4 apo 5 të arriturat kryesore për 1 vit e gjysmë. Por në të njëjtën kohë, kam thënë që t’i përmendin 4 a 5 të arriturat kryesore që janë të këqijat që i kemi ndalur”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika