Kurti për qeverisjen e tij: Nuk jam i përkryer, por nuk ka asnjë drejtim të gabuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk mendon që është i përkryer dhe nuk ka asnjë drejtim të gabuar

Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët për medie me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk mendon që është i përkryer, por nuk ka asnjë drejtim të gabuar.

“Unë nuk mendoj se kam qenë dhe as nuk jam i përkryer, ka pasur fusha në të cilat do të dëshiroja që të shkojmë më shpejt, por nuk ka asnjë drejtim të gabuar”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se në këtë drejtim nuk ka asnjë lloj dashakeqësie.

“Nuk ka kurrfarë dashakeqësie, përkundrazi, interes publik për të mirën e qytetarëve”, ka thënë tutje kreu i ekzekutivit.

Mes të tjerash, kryeministri Kurti është shprehur se opozita është e pakënaqur, sepse është në opozitë dhe se nuk mund t’i ndihmojë.

“Të gjitha kritikat ne i marrim me shumë vëmendje e kujdes, sepse na ndihmojnë”, është shprehur kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika