Kurti për Sali Çekajn: Hero në vepër dhe hero i shpallur i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe heroi Sali Çekaj, foto ilustruese nga portali Telegrafi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar heroin Sali Çekaj në 24-vjetorin e rënies.

Kurti ka thënë se Sali Çekaj kishte rol kyç në organizimin e dy grupeve që u stërvitën në Shqipëri në vjeshtën e vitit 1991, ku ishin edhe Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur hero në vepër dhe hero të shpallur të Kosovës, i cili frymëzoi dhe krijoi mundësi për veprim edhe për shumë luftëtarë të tjerë çlirimtarë më pas.

“Lavdi veprës patriotike të Sali Çekajt, bashkë me të gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës!”.

“Sot është përvjetori i 24-të i rënies dëshmor i Sali Çekajt! Ai u vra në përballje me forcat serbe më 19 prill 1999, gjatë luftimeve të betejës së Koshares, betejë kjo në të cilën ai ishte një nga planifikuesit dhe komandantët kryesorë të operacioneve. Atë kohë, Saliu ishte 42 vjeç, por me kohë ai kishte marrë nofkën ‘Veterani’, sepse me angazhimin e tij patriotik, ai ishte vërtet veteran për nga përvoja”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Siç ka shkruar Kurti, Sali Çekaj kishte rol kyç në organizimin e dy grupeve që u stërvitën në Shqipëri në vjeshtën e vitit 1991, ku ishin edhe Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari.

“Emri i Sali Çekajt shfaqet në shumë aktivitete të lëvizjeve dhe të organizatave politike që nga viti 1981 e tutje, kur ai u përfshi në demonstratat e asaj kohe. Gjatë viteve të ’90-ta, Çekaj kontribuoi intensivisht në shtrirjen dhe forcimin e rrjetit të shqiptarëve të angazhuar në lëvizjen për liri, si në Kosovë, ashtu edhe në diasporë”, ka shkruar tutje Kurti.

Aktivist politik, ushtarak, organizator mobilizues dhe komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Sali Çekaj, sipas kryeministrit Kurt,i rezulton të jetë një nga profilet më shumëdimensionale në historinë e lëvizjeve për çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika