Kurti për sanksionet nga ShBA-ja: Jam i brengosur, por asnjëherë i frikësuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas sanksioneve të ShBA-së që vendosi ta përjashtojë Kosovën nga "Defender Europe 23" ka thënë se "ndihet i brengosur por jo i frikësuar"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën "GlOBSEC" në Bratisllavë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i brengosur për masat që ka ndërmarrë ShBA-ja kundër Kosovës për shkak të situatës në veri të vendit, por “asnjëherë i frikësuar”.

ShBA-ja tha se Kosova i injoroi këshillat e saj për të shmangur rritjen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe dhe e përjashtoi atë nga pjesëmarrja në një stërvitje ushtarake, të udhëhequr nga Amerika në Evropë.

“Ndihem i brengosur, por asnjëherë i frikësuar. Po punojmë shumë që të gjejmë një zgjidhje për këtë”, tha Kurti gjatë një adresimi nga Bratisllava, ku po merr pjesë në një forum për sigurinë.

Ndërsa për situatën në veri, Kurti ka thënë se “Po punojmë shumë të gjejmë rrugëdaljen. S’duhet të jetë hekurudhë e lakuar, por me dy binarë”.

Sipas tij, fillimisht duhet të tërhiqen huliganët nga rrugët e pastaj të ulet numri i policisë së pranishme në veri, dhe në të njëjtën kohë të avancohet me implementimin e marrëveshjes së dakorduar në Bruksel e të nënshkruar në Ohër.

“Po punojmë shumë të gjejmë rrugëdaljen. S’duhet të jetë hekurudhë e lakuar, por me dy traka. E para të dilet nga kriza me sundim të ligjit, huliganët në Serbi ose në burg në Kosovë, e më pas ulja e numrit të policisë dhe normalizim të situatës dhe implementimi i shpejtë, i plotë, pa shtyrje e pakushte i marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Kurti në Forumin e Bratislavës.

Tutje, ai ka thënë se nuk mund t’i urdhërojë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës të kalojnë në zyra të tjera, jashtë objekteve komunale.

“Nëse tani do t’i urdhëroja kryetarët të kalonin në zyra të tjera, do t’i binte sikur po angazhohem në krijimin e strukturave paralele ndaj strukturave paralele”, tha Kurti, duke iu referuar strukturave paralele serbe që veprojnë në veri të Kosovës që nga paslufta.

“Unë nuk mund të ulem në zyrë si kryeministër dhe t’iu them kryetarëve në veri: ju nuk duhet të qëndroni në objektet e komunës. Unë e di se mund të qëndrojnë shumë më shkurt sesa që është mandati i tyre, ata janë teknikë, administrativë”, ka vijuar Kurti.

Ndër të tjera, shefi i ekzekutivit e ka bërë të qartë se misioni i NATO-s është i pazëvendësueshëm për sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit të Kosovës dhe se ka koordinim e komunikim me NATO-n, por kjo sipas tij, nuk do të thotë se pajtohen me çdo gjë.

Deleted: “Jemi në komunikim të rregullt e të vazhdueshëm me KFOR-in dhe komandantin Ristuccia. Por jo gjithherë, pajtohemi për gjithçka. Për shembull, në lidhje me ndërtesat komunale. Ato i takojnë republikës. Mund ta kuptoj se nuk duhet të ketë aq shumë policë brenda tyre, por paraprakisht, nuk duhet të ketë turma të dhunshme jashtë tyre. Dhe ju i keni parë të gjithë këta njerëz të dhunshëm që gjuajnë e shtiejnë policët tanë, gazetarët dhe ushtarët e KFOR-it. Dhe për ata 30 ushtarë të KFOR-it të plagosur, ka shumë persona përgjegjës por ata nuk janë në burg. Ata që bëjnë gjëra të tilla, duhet të shkojnë në burg. Për këtë, nuk është drejtësi vetëm të bëhët diçka në terren, por të ketë zinxhirin e plotë të drejtësisë, prokurorinë, që këto krime të mos përsëriten”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, në lidhje me situatën në veri, ka thënë se policia po bën një punë profesionale dhe se nuk ka ndonjë shkelje nga ana e tyre.

“Policia jonë po bën punë profesionale, janë të trajnuar, i dinë të drejtat e njeriut dhe nuk ka shkelje nga ana e policisë sonë”.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, të Leposaviqit dhe të Zubin Potokut – të gjithë shqiptarë – u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Kurti për tensionet në veri: Policia jonë po bën punë profesionale

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika