Kurti për shëndetësinë: Nuk themi që është mirë por nuk është as “situatë e zezë”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se është i vetëdishëm për situatën jo të mirë në sektorin e shëndetësisë por sipas tij ajo nuk është aq e “zezë” sa paraqitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media e ka pranuar se gjendja në sektorin e shëndetësisë nuk është e mire, por sipas tij nuk është edhe aq e keqe sa paraqitet në publik.

Tutje ai foli edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin, për të cilin tha se ka punuar aq sa ka mundur.

“Nuk themi që është gjendja e mirë në sektorin e shëndetësisë, mirëpo nuk është asnjë fushë në të cilën mund të njollosen mjekët e infermierët me lehtësi, duke thënë që ose nuk ofrojnë shërbime cilësore ose janë aq të mirë sa e lëshojnë vendin. Mendoj që nuk është aq situatë e zezë sa sulmohet sektori i shëndetësisë”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës, po ashtu tha se për çdo parregullsi apo shkelje të ligjit në këtë sektor duhet të veprojë prokuroria.

Në lidhje me Raportin e Progresit, Kurti ka thënë se ditëve në vijim secili ministër do të japë detaje për sektorin e tyre.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika