Kurti për sulmin në Zveçan: Nuk ka individ e as struktura që janë më të fuqishme se Kosova

Kryeministri Albin Kurti, ka dënuar sulmet që po bëhen ndaj institucioneve në veri, derisa ka thënë se këto sulme kanë për qëllim vetëm të mbjellin frikë.

Kurti para mediave ka pohuar se këto sulme janë shprehje e pafuqisë së disa keqbërësve.

“Keqbërës nuk është që nuk ka, mirëpo strukturat kriminale ose kanë ikur në Serbi, ose janë në burg në Kosovë. Nuk kemi burime të brendshme të destabilitet potencial, që nuk i menaxhojmë, e nuk ia dalim në ballafaqim me ta. Shprehje e pafuqisë së tyre, akte terrorizimi, që kanë qëllim të mbjellin frikë”, është shprehur Kurti.

Kryeministri po ashtu deklaroi se në vendin tonë nuk mund të ketë as individë e as struktura që janë më të fuqishme se sa shteti i pavarur i Kosovës, që ngadhënjen rregullisht me ligjin e drejtë.

Të enjten pak para mesnate është sulmuar objekti i komunës së Zveçanit. Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa është dëmtuar hyrja e objektit të komunës dhe disa vetura.

Pas sulmit ndaj institucioneve të Kosovës, ka reaguar edhe kryetari i komunës, Ilir Peci.

Sulme me granata dore ndaj institucioneve të Kosovës ka pasur edhe para disa ditësh.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika